Rrëshqitje dherash në aksin Gjirokastër -Tepelenë
GJIROKASTëR- Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkarje dheu në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Masiv dherash kanë rënë mbi rrugë duke e bllokuar njërën prej korsive.
Për rreth 3 orë dhjetëra automjete, përfshirë dhe autobusë apo furgonë të linjës kanë qëndruar në pritje të zhbllokimit të rrugës. Një pjesë e rrugës është mbuluar nga balta, ndërsa shkarjet e dheut kanë dëmtuar dhe rrjetën mbrojtëse.
Drejtoria rajonale e rrugëve ka ndërhyrë për pastrimin e aksit, por ende në kilometrin e 18 të tij lëvizja vijon të kryhet me një kalim.
(e.n/BalkanWeb)