Gjuha e njësuar shqipe vlerë gjithëkombëtare
Autori i Lajmit: Dr. Jakup Krasniqi
Ka të tillë që edhe sot guxojnë të marrin mundimin “intelektual” të shekullit XX, të cilin na e lanë trashëgim “intelektualët” dhe politika tradicionale kriminale e shovinistëve serbë, të cilët për një shekull u munduan të krijoni nga kombi shqiptar dy kombe: a – albancët (në Shqipëri) dhe b – shifrarët (në Kosovë)! Këta të fundit, disa fundërrina serbofile, të shfaqura si çakej e hiena edhe në faqet e internetit, i kanë konvertuar shiftarët si nocion përbuzës e fyes në komb kosovar. Praktika e politikës serbo-jugosllave, pas Luftës së Dytë Botërore, në këtë rrafsh nuk ishte e pasuksesshme në raport me të tjerët në hapësirat e ish-Federatës Jugosllave, por jo edhe në Kosovë. Me gjithë mundin e tyre të pakursyer, të mendjeve narcisoide të “kombit qiellor”, ata nuk ia arritën dot ta realizonin atë qëllim djallëzor dhe njëkohësisht kriminal. Nëse dyshoni në këtë, urdhëroni e shfletojeni shtypin serb nga vitet 80 deri më sot dhe do të bindeni. Kuptohet, nëse nuk ju dhimbset fakti se duhet ta lini rrugën dhe të shkoni në biblioteka për të lexuar, shfletuar e studiuar me nge. Duke qenë rrahagjoksë të tillë, besoj se e kuptoni gjuhën serbe të atyre viteve, të cilën po e përdorni sot me fjalë shqipe e mendësi serbe.
Tani, në shekullin e ri, XXI, vetë politika serbe spo ka nge të merret me këtë çështje, sepse ka edhe halle të tjera, ndaj i ka paguar ca argatë të punojnë për ta. Tani këtë detyrë e kanë marrë përsipër (si shpëtim për kosovarët!) disa pseudointelektualë klandestinë e çunakë (nuk po mendoj vetëm për moshën e re që e kanë) të Kosovës nënë, e cila po pengohet nga gërryerjet e tyre primitive të një lufte ndryshe të klasës politike e intelektuale sot. Këto përpjekje janë të pakohë dhe të palogjikë, skanë asnjë arsye të veprimit, skanë asnjë nivel kombëtar e intelektual, thjesht janë veprime krejt kuturu e pa interes. Janë humbje kohe. Jam sfiduar tu përgjigjem shkurt partizanëve kundërshtarë te gjuhës së njësuar shqipe, sepse në adresën time elektronike më erdhi njoftimi për daljen e librit “Gjuha e këputur e shqipes”, duke më obliguar kështu ti them dy fjalë: Edhe pse jam i bindur se gjuhësia është fushë e rezervuar enkas për elitën akademike dhe studimore të gjuhësisë e jo për ata që nuk arritën kurrë ta mësojnë dhe ta flasin sa e si duhet gjuhën e bukur shqipe. Mësimi dhe përdorimi i gjuhës së njësuar shqipe, si një nga vlerat më të mëdha kombëtare, ende nuk është i lehtë për tu shtrirë horizontalisht, se shkollën shqipe në Kosovë e kanë shoqëruar aq shumë pengesa e vështirësi, të cilat i shkaktoi sistematikisht armiku shekullor. Kjo nuk duhet të na pengojë ta mësojmë, ta përdorim dhe ta kultivojmë, në familje, në shkollë, në administratë, në media publike e private dhe kudo tjetër. Në thesarin e pasur të popullit tonë ka fjalë të urta, që shprehin filozofi të tërë. Njëra syresh thotë: “Kur nuk ke çka të bësh, luaj derën!” dhe tjetra, “Kur ke nge, shti rruaza në pe!” Sigurisht, ata që kohën e kanë të kotë edhe mund të merren me kotësi, ose, mbase, ndokush në kohën tonë i paguan edhe kotësitë e të kotëve, për të cilën gjë, në fakt, edhe nuk dyshoj shumë se po ndodh. Nuk dyshoj, sepse ata që marrin guximin për ti përbaltur vlerat kombëtare, jo vetëm gjuhën e njësuar, nuk mund të kenë adresë tjetër. Angazhimi i tyre flet vetë.
Duke jua rikujtuar dy fjalë të urta të përafërta të shqipes, që në një mënyrë edhe kanë një kuptim. Dhe, nëse dikush vërtet “ka nge me shti rruaza në pe” dhe për ti përbaltur vlerat më sublime kombëtare, përse ne, që e kemi krijuar, që e kemi mbrojtur dhe kemi sakrifikuar shumë për këto vlera të heshtim para bjerrakohësve të sotëm?! Bjerrakohës, sepse kjo që kërkon ky soj e sorollop nuk do të gjejë as hapësirë, as shtrirje në tabanin tonë kombëtar. Nuk dëshiroj të zgjatem shumë, arsyet i thashë më lart, por dua të them se gjuha e standarde shqipe, është një nga të arriturat më të mëdha kombëtare të shekullit të kaluar, e barasvlershme me aktin e shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912! Ky hap i mençur dhe i domosdoshëm atëbotë i përfaqësuesve të shkencës së gjuhësisë shqiptare, bëri të njësohet atësia e substancës kombëtare, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje. Dhe këtë e arritën kolosët si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti dhe dhjetëra shkencëtarë e dashamirës të njësimit të gjuhës e të kombit shqiptar. Tashmë kjo është vlerë kombëtare dhe meriton të mbrohet me ligj e shkuar ligjit. Prandaj janë krejt të kota krrokatjet e partizanëve të vegjël të “kombit kosovarë” – pinjollëve titistë, të mbetur mes kryqrrugëve të botës, si langonjtë pa gjahtarë, për ti bërë të pabërat, që dikur i bënin paraardhësit e tyre - kundërshtarët më të vrazhdë të përparimit të gjuhës, të historisë, të kulturës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.
Kosova, sot, një shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe demokratik është një arritje e madhe, ndonëse jo gjakimi final, por intelektualëve të vërtetë u janë krijuar mundësi të shumta që vendin ta shpien drejt progresit me punë të çmuar intelektuale, dhe jo vetëm intelektuale, me djersë, me mund e me gjak, në të gjitha fushat e jetës për të cilat janë të përgatitur si mësues, specialistë, studiues e shkencëtarë. Prandaj, shfrytëzoni këto mundësi për çështje më madhore, në mënyrë që ti njësojmë përbërësit e tjerë të kombit, e jo ta rrënojmë të krijuarën. Lini kotësitë dhe mos u merrni me to, ngase nuk i sjellin dobi as kombit, as kulturës sonë dhe në fund të fundit askujt, as rrënuesve të vlerave kombëtare. Ndryshe, kësaj i thonë punë e kotë ose nëse doni ndryshe, punë sizifi. Se shqiptarët e kanë kuptuar tashmë se mbyllja në feude, në krahina bajraqesh, kapedanësh a trevash nëndialektore, siç është Kosova, do të thotë humbje e çdo perspektive, tjetërsim dhe humbje e ardhmërisë së fëmijëve tanë për të jetuar me dinjitet në shtetin kombëtar.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2010