E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ulet papunësia gjatë muajit janar

Ky është muaji i dytë që papunësia shënon rënie, pas nëntorit kur papunësia ra nga 9,8 përqindshi.

Por pavarësisht kësaj, numri i vendeve të reja të punës është qartësisht larg pritjeve. Janë krijuar 36 mijë vende të reja pune, teksa priteshin 140 mijë të tillë.

Shuma e varfër mund te jetë pasojë e stuhive të janarit, gjë e cila mendohet të ketë mbajtur shumë punëtorë në shtëpi.

Numri i personave që nuk po shikojnë vazhdimisht për një punë por që janë të gatshëm të punojnë është 2,8 milionë persona, ndërsa në të njëjtën kohë të vitit 2010 kjo shumë ishte 2,5 milionë persona.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-02-04 17:55
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›