E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Pack: Opozitatë kthehet në parlament

SHKUP - Eurodeputetja gjermane në PE, Doris Pack ftoi opozitën në Maqedoni që të rikthehet në parlament dhe të mos krijojë një situatë analoge si ajo në Shqipëri. "Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, por edhe kolegët e saj në Shqipëri, nuk punojnë në interes të vendeve të tyre. Rezultati i vetëm nga protestat e tyre në rrugë është se shtojnë dyshimet tek Bashkimi Evropian se vendet e tyre nuk janë të afta për të përmbushur standardet evropiane. Kjo sjellje është e papërgjegjshme. Në vend të rrugës, ata qëndrimet e tyre duhet t'i mbrojnë në parlament", - u shpreh Pack në një mesazh me shkrim. Eurodeputetja nënvizoi se Maqedonisë i duhet një parlament funksional, për shkak se kanë mbetur shumë punë pa u mbyllur në fushën e legjislativit.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›