E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vdekjet nga mbidoza, më shumë se nga aksidentet

SHBA - Një agjenci qeveritare amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara përballen me një dukuri të rrezikshme, mbidoza e barnave që merren me recetë nga mjeku.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se më shumë njerëz po vdesin nga mbidoza me këto barna se sa nga aksidentet rrugore.

Vdekja e artistes amerikane Whitney Huston ka nxitur debatin rreth abuzimeve me ilaçet që jepen me recetë.

Autoritetet gjetën disa ilaçe që jepen me recetë mjeku në dhomën e saj të hotelit ndërsa dëshmitarë kanë thënë se e kanë parë duke pirë shampanjë ditët përpara vdekjes.

Disa prej këtyre ilaçeve frenojnë funksionimin e sistemit nervor. Edhe alkooli bën të njëjtin efekt dhe kombinimi i të dyjave mund të jetë vdekjeprurës.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›