SHBA, vdes regjisori i ‘Top Gun’ Tony Scott
LOS ANXHELOS- Regjisori dhe producenti britanik Tony Scott, i cili realizoi filmat si "Top Gun", "The Hunger", "Spy Game", "True Romance" dhe "The taking of Pelham 123" kreu vetëvrasje në moshën 68-vjeçare duke u hedhur nga një urë në San Pedro, Kaliforni, bënë të ditur burime zyrtare amerikane.
"Trupi i pajetë i regjisorit u identifikua pranë urës, 'Vincent Thomas Bridge' në jug të Los Anxhelos si dhe një shënim me dorëshkrimin e tij", theksoi policia pa dhënë detaje të mëtejshme.
Policia shtoi se Tony Scott kishte parkuar automjetin e tij, një Toyota Prius e zezë mbi urë para se të kryente vetëvrasjen.
(d.b/BalkanWeb)