E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret myslimane festojne Fiter Bajramin

Të gjithë besimtarët myslimanë anembanë botës kanë falur sot namazin për festën e Bajramit të madh apo siç njihet ndryshe Fiter Bajramin. Festa vjen pas muajit të Ramazanit, dhe njihet si një prej pesë shtyllave të islamit, ku besimtarët agjërojnë, duke treguar më shumë devotshmëri, solidaritet dhe përkushtim ndaj Zotit. Në Tiranë besimtarët myslimanë ashtu si dhe nje vit me pare jane mbledhur ne bulevardin “ Deshmoret e Kombit “, për të kryer faljen e namazit.

Fiter Bajrami vjen pas një muaji sakrifice, lutjesh e adhurimi ndaj Zotit.Besimtarët i japin kështu fund Ramazanit, muajit të agjërimit, të mëshirës, të lutjeve, muajit të shpalljes së Kuranit, me shpresën se agjërimi i tyre do të pranohet nga Zoti.

Pas faljes së namazit të festës, besimtarët shkëmbejnë vizita në familjet e të afërmve dhe miqve për të uruar një vit më të mbarë. Një prej të vecantave të kësaj dite është edhe dhënia e kontributit në të holla ose ushqime, ose sic njihet ndryshe ndarja e zekatit, për të varfërit dhe familjet në nevojë. Në kuadër të organizimit festiv, Komuniteti Mysliman mirëpriti drejtuesit e lartë të shtetit, të cilët përcollën urimet e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›