E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, "veprime, e jo fjalë" nga Asadi

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dëshirojnë të shohin “veprime dhe jo fjalë” nga presidenti i Sirisë, Bashar al Asad, i cili u zotua se brenda muajve do të ndërmarrë reforma politike.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland ka hedhur poshtë po ashtu, pretendimin e Asadit se fajtorë për krizën janë sabotuesit.

Asad ka prezantuar sot një plan për të ardhmen e vendit, duke i dhënë vetes rolin qendror në hartimin e ligjit të ri zgjedhor, në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në gusht dhe hartimin e kushtetutës së re.

Ndërkohë, protestat anti-qeveritare kanë vazhduar edhe pas fjalimit të tij drejtuar kombit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›