E Diel, 1 Nëntor 2026

Sudan, Veriu dhe Jugu firmosin paktin

Sudani i Jugut dhe ai i Veriut kanë firmosur një marrëveshje që parashikon cmilitarizimin e rajonit Abiei.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidenti afrikano-jugor Thabo Mbeki, i cili ka shërbyer si ndërmjetës në negociatat e zhvilluara në Adis Abeba.

“Lëvizja për çlirimin e Sudanit dhe qeveria e Khartumit kanë firmosur një marrëveshje për Abiei”, ka deklaruar Mbeki.

Sipas tij, pakti parashikon cmilitarizimin e rajonit dhe tërheqjen e ushtarëve të Khartumit, që do të zëvendësohen nga trupat etiopiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›