E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatikani dorëzon në vjeshtë, raportin për abuzimin e fëmijëve

Vatikani tha se do ti dorëzojë këtë vjeshtë OKB-së, raportin e shumëpritur mbi trajtimin e fëmijëve.

Selia e Shenjtë është dashur që ti dërgojë një raport të progresit në Komitetin e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, qe në vitin 1997, por dështoi ta bënte këtë vit pas viti, duke mos dhënë fare shpjegime.

Përfaqësuesi i Vatikanit në Gjenevë, kryepeshkopi Silvano Tomasi, tha se raporti do të paraqitet në shtator ose tetor.

Grupet për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Vatikanit, që të japë shpjegime në raport për rolin që ka luajtur në fshehjen e abuzimit të fëmijëve nga ana e klerit katolik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›