SHBA, vërtetohen akuzat kundër Pelin për abuzim me detyrën
Komisioni Parlamentar i Alaskës e ka gjykuar fajtore kandidaten republikane për zëvendëspresidente mbi akuzat kundër saj për abuzim me detyrën. Pelin ishte nën hetim për pushimin nga puna të përgjegjësit të sigurisë publike të Shtetit, ku ajo është guvernatore. Sipas komisionit, arsyeja e vetme që solli pushimin nga puna të Ualter Monegan ishte lidhja me një konflikt familjar. Monegan kishte refuzuar të pushonte nga puna ish-kunatin e Pelin, një agjent shtetëror, i cili nuk shkonte mirë me familjen e saj dhe ishte duke u divorcuar nga motra e guvernatores Pelin. Raporti përfundimtar u nënshkrua nga kreu i komisionit, Steve Branchflouer, i cili tha se Pelin kishte vepruar sipas fuqive që i ishin ngarkuar, pasi e kishte autoritetin për të pushuar Monegan, por rrethanat në të cilat është kryer ky veprim nuk e justifikojnë atë. Komisioni ka censuruar më pas edhe sjelljen e bashkëshortit të Sarah Pelin, Tod, i cili ka ndërhyrë vetë në gjykimin e kësaj çështjeje, duke përdorur ndërmjetës dhe nëpunës të shtetit për të evituar vërtetimin e akuzës. Mbështetësit e guvernatores Pelin thanë se hetimi kushte nota politike nga grupi i Barak Obamës. Tashmë kandidatja e Mekeinit është vërtet në telashe.