E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja nga Stacioni

Jeni i mirë në mediumin e videos apo edhe në fusha tjera të artit, atëherë shansi për ta realizuar një vepër të tillë nuk është larg.
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë tashmë ka hapur një konkurs interesant për të gjithë ata të cilët janë të interesuar.
Me Konkurs5, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë i jep përparësi projekteve

të realizuara në mediumin e videos dhe mediumeve të reja shprehëse të artit digjital, por nuk kufizon mediumin në të cilin propozimet mund të paraqiten.
”Projektet dhe veprat duhet të jenë të reja dhe të paekspozuara më herët”, thuhet nga Stacion.

Konkursi i shpallur thuhet se tregon një lloj përkrahje për fuqizimin e artistëve brenda dhe jashtë strukturave ekzistuese të skenës së artit bashkëkohor në Kosovë dhe investimin në emancipimin e vazhdueshëm të skenës së artit bashkëkohor në Kosovë.

”Thirrje e Hapur apo forma e hapur e aplikimit të artistëve, është kriju si model që të inkurajojë artistët të shohin punën artistike të shihet si i vetmi kriter bazë për përzgjedhje dhe avancim të punës dhe pozitës së tyre në skenën e artit bashkëkohor në Kosovë dhe skenën e artit bashkëkohor ndërkombëtar”, thuhet nga Stacion.

Përzgjedhja e projekteve fituese në Konkurs5 bëhet përmes procedurës që sheh punën artistike të propozuar si kriter kryesor për përzgjedhje. Projektet e zgjedhura do te bëhen pjesë e Mobile Archive, projekt i Israeli Center for Digital Art, Holon.

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është në kërkim të atyre projekteve që tregojnë potencial inovativ dhe të guximshëm, punëve që fokusin e tyre e vendosin në hapësirën publike dhe në çështjet nga konteksti aktual shoqëror dhe artistik. Konkursi do të hapet në Maj 2010 dhe do të qëndrojë i hapur një muaj. Artistët e përzgjedhur do të njoftohen me shkrim 7 ditë pune pasi të jetë mbyllur konkursi. Punët e paraqitura për Konkurs5 mund të përcillen me materiale shtesë në formë të shkruar, të dokumentuara me imazhe apo në formë tjetër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›