E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-vrasesi ndalohen kamerat ne proces

Kamerat do të ndalohen nga seancën e javës së ardhshme, kur i dyshuari në të shtënat e kinemasë në Kolorado do të ngarkohet zyrtarisht me akuzat. James Holmes, 24 vjec, akuzohet se hapi zjarr në premierën e mesnatës të filmit Batman të premten e kaluar, duke vrarë 12 dhe plagosur 58 të tjerë. Gjykatësi Uilliam Silvester ka hedhur poshtë një kërkesë nga mediat e zonës së Denver për pasqyrimin e gjerë të ngjarjes më 30 korrik.

Po ashtu edhe avokatët e të pandehurit kishin kundërshtuar kërkesën e medias.

Shfaqja e parë e Holmes në gjykatë të hënën u filmua, pavarësisht nga kundërshtimet e palës mbrojtëse. Ai u shfaq i përgjumur ndërsa ishte ulur në sallën e gjyqit me një kostum burgu dhe me flokët e lyera portokalli. Zyrtaret kane gjetur 30 granata ne banesen e vraresit , ndersa ne spital ndodhen ende 6 persona ne gjendje kritike per jeten . Masakra ne premieren e filmit Batman ne Denver te shteteve te bashkuara do te mbahet mend gjate ne mendjen e amerikaneve .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›