E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri vijojne sulmet ne Apelo

Forcat e presidentit Bashar al-Assad nuk kursejnë më as pelegrinët që mblidhen nëpër xhamitë për të respektuar Muajin e Ramazanit.
Të paktën 30 pelegrinë u vranë në afërsi të një xhamie në një fshat në provincën e Hamas dhe dhjetëra janë plagosur. Ndërkohë vijojnë sulmet në qytetin e Alepos.
Rebelët nisën një ofensivë kundër forcave qeveritare në fundjavë, në përpjekje për të marrë nën kontroll qytetin. Avionët luftarakë dhe helikopterë sulmuan zona në lindje të qytetit dhe raportet bëjnë me dije se mijëra trupa janë mobilizuar në luftë .
Një ndihmës i përgjithshëm i Presidentit Assad ka konfirmuar që ai kishte kaluar në anën e opozitës siriane. Në një deklaratë të transmetuar ne televizionin al-Arabija ai bëri thirrje Sirianeve të "bashkohen për të ndërtuar një Siri të lirë dhe demokratike. Aktivistët bënë me dije se forcat siriane kishin qëlluar me artileri dhe raketa në periferinë e Damaskut, duke detyruar qindra familje të largoheshin nga zona. Mendohet se kjo është hera e parë që avionët luftarakë sirianë përdoren për të bombarduar objektivat urbanë gjatë konfliktit, teksa forcat qeveritare përpiqen të rimarrin nën kontroll ato zona tregtare të Sirisë, që janë zaptuar nga rebelët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›