E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i specialisteve te shendetit per helmimet nga ushqimet

Konsumi i ushqimeve të pakontrolluara janë bërë shkak për helmim për shumë qytetarë. Toksikoinfeksionet dy javët e fundit kanë detyruar 16 persona të kërkojnë ndihmën e mjekëve të qendrave shëndetësore në kryeqytet ndonëse në të njëjtën periudhë të një viti më parë helmimet sipas të dhënave që raporton drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaco duket se nuk kanë qenë problem. Pavarësisht kësaj situata epidemiologjike në Tiranë ka qenë nën kontroll.
Në këto dy javë në shërbimin parësor dhe atë të urgjencës kanë marrë ndihmën e parë dhe 400 qytetarë mbi 60 vjeç, të detyruar nga infeksionet në rrugët e frymëmarrjes në këtë situatë specialistët këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes kundrejt higjenës personale dhe asaj ushqimore për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Po kështu çdo ankesë mund ta depozitojnë pranë ASHR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›