SHBA, vrasje në Muzeun e Holokaustit
Uashington- Autoritetet në Uashington thonë se të paktën 2 persona u qëlluan me armë në Muzeun e Holokaustit në kryeqytetin amerikan.Policia tha se një person i armatosur hyri sot pasdite në muzeum dhe hapi zjarr kundër një roje të armatosur.
Policia tha se roja dhe të paktën një tjetër zyrtar i sigurisë iu përgjigjën zjarrit. Roja dhe personi i armatosur u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Universitetit Xhorxh Uashington në afësi. Roja nuk mundi t'u shpëtonte plagëve të marra.
Dëshmitarë të rastit i thanë kanalit televiziv CNN se kishin dëgjuar të paktën pesë të shtëna në muzeum. Policia ishte në kërkim të një pakete të dyshimtë, pasi kishte marrë njoftim.
Zyrtarët thanë se ndërtesa është siguruar dhe evakuar.
Muzeumi i Holokaustit ndodhet jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë dhe Parkut Kombëtar, ku zakonisht ka shumë turistë në këtë periudhë të vitit.
///start-voa///