E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA zgjatet ligji anti-gay ne ushtri

Nje gjykate federale ne SHBA ka urdheruar mbajtjen ne fuqi per nje kohe te pacaktuar te ligjit qe ndalon hyrjen e homoseksualeve ne ushtri.

Muajin e kaluar gjykata doli me nje urdher te perkohshem qe bllokonte nje urdher te meparshem i cili rrezonte ligjin 17 vjecar mos pyet mos trego.

Nga ana e saj qeveria amerikane vlereson se ai duhet te qendroje ne vend derisa ushtria te kete hartuar nje politike te re.

Vendimi ne fjale do te thote se ushtaret mund te lirohen nga detyra nese e thone hapur qe jane gay.

Administrata e presidentit Obama ka ngritur vazhdimisht zerin duke kerkuar anulimin e ligjit mos pyet mos trego por ka insistuar se per kete ceshtje duhet te vendose Kongresi dhe jo gjykatat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›