E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,14 të vrarë në një qendër emigranësh

Jiverly Voong, me origjine vietnameze ka kryer nje masaker ne një qender emigrantesh ne Binghamton te shtetit te Nju Jorkut duke hapur hapur zjarr dhe duke vrare 14 persona dhe plagosur 25 te tjere, teksa 5 prej tyre ndodhen ne gjendje kritike per jeten. Tragjedia ndodhi ne seline e American Civic Association ne Binghemton, nje organizate e cila mbeshtet emigrantet. Binghemton eshte nje lokalitet rreth 100 kilometra ne veri-lindje te Nju Jorkut, ne kufi me Pensilvanine. Burime te sigurise thanë se sulmuesi përdori makinën e tij për të bllokuar derën e prapme të ndërtesës së Shoqatës Civile Amerikane. Ata thanë se ai më pas hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr me një armë të fuqishme. Pamjet e shfaqura në televizion tregonin ndërtesën e rrethuar nga forcat e rendit me armë në dorë dhe duke u mbrojtur pas makinave. Guvernatori i Nju Jorkut David Paterson deklaroi se ishte nje masaker e tmershme ndersa zv/presidenti amerikan Xho Biden deklaroi se duhet gjetur menyra per te kontrolluar episodet e dhunes. Ndërsa Presidenti amerikan Barak Obama eshte shprehur i tronditur dhe i shqetesuar per ngjarjen e rende qe ka ndodhur ne Nju Jork, ku humben jeten 14 persona."Nje akt dhune i pakuptimte", eshte shprehur Obama per mediat. 42 vjecari me origjine aziatike Voong ka hyre ne ndertese dhe ka qelluar mbi te gjithe qe gjendeshin brenda duke vrare me pas edhe veten. Shkak për këtë mendohet te jete shkarkimi i tij nga puna ne kompanine IBM.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›