E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi dëshmon krimet serbe në Hagë

Hagë-Gazetari kosovar dhe eksponenti politik, Veton Surrois ndodhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ku po dëshmon , kundër ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Serbisë Vlastimir Gjorgjeviç, i cili akuzohet për vrasjen dhe keqtrajtimin e civilëve shqiptarë në Kosovë. Surroi ka dëshmuar në detaje hapat e parë të Serbisë për rrënimin e Kushtetutës së Kosovës, si dhe për masat e dhunshme që Serbia kishte ndërmarrë atje.

Masat që Surroi ka përmendur ishin: popullimi i Kosovës me refugjatë serbë nga vende të ndryshme të ish-Jugosllavisë, përjashtimi i shqiptarëve nga puna, mbyllja e shkollave shqipe dhe Universitetit të Prishtinës, dhe shumë masa të tjera që karakterizonin atë periudhë.

Ish-gjenerali i policisë, Vlastimir Gjorgjeviç, është i dyshimti i fundit që do të përballet me procesin gjyqësor në Hagë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë për vitet 1998-1999. Nëse shpallet fajtor nga Gjykata, ai mund të marrë dënim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›