Arabia Saudite do të njohë së shpejti Kosovën
Riad-Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Myftiu i Kosovë Naim Tërnava është pritur dje nga kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite dr. Salih Al Humejd. Myftiu Tërnava e ka njohur kryetarin e Parlamentit saudit me arritjet e njohjeve të Kosovës, teksa i ka kërkuar nga Mbretëria Saudite të marrë vendim që të njohë këtë pavarësi.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria Arabisë e Saudite për ne është shumë me rëndësi kur dihet roli që ka Saudia në shtetet e Botës Islame sidomos tek shtetet që aderojnë në Konferencën Islamike dhe në Ligën Arabe”-theksoi Tërnava. Kryetari i Parlamenti saudit i premtoi Myftiut Tërnava se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite do të vijë shumë shpejt.
Gjithashtu kryetari i Parlamentit i premtoi Myftiut kosovar përkrahjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe tek shtetet mike të Saudisë. Në takim me kryetarin e Parlamentit Saudit, Myftiu Tërnava u angazhua edhe për vizita të ndërsjella në nivel të kryetarëve të Parlamenteve të dy vendeve.
Para takimit me kryetarin e Parlamentit saudit, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga Besim Mehmeti, kordinator i BI të Kosovës për Arabinë Saudite morën pjesë në një seancë pune të Parlamentit Saudit ku u mirëpriten nga parlamentar sauditë e me disa prej të tyre Myftiu Tërnava pati takime të frytshme pune. Sot Myftiu Tërnava pritet që të takoj Myftiun e Arabisë Saudite. qik/start