Kosova drejt integrimit në BE dhe në NATO
Prishtinë- Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu deklaroi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në udhën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Deklaratat e Sejdiut u bënë gjatë një takimi të zhvilluar sot në Prishtinë me z. Rifat Rastoder, Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, me të cilin diskutoi për mundësitë e thellimit të mëtejëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona fqinje.
“Progresi që ka arritur Mali i Zi në përmbushjen e standardeve për integrimet euroatlantike do të shërbejë si një përvojë e mirë për vendin tonë”-deklaroi Sejdiu, i cili, me këtë rast, ritheksoi falënderimin e institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës për njohjen e pavarësisë nga Mali i Zi, akt ky që ka krijuar rrethana të reja dhe më të favorshme për bashkëpunimin reciprok në të gjitha fushat.
“Si dy shtete fqinje dhe sovrane, Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi kanë para vetes perspektivë të qartë evropiane, meqë të dyja vendet kanë qasjen e afrimit sa më të shpejtë me institucionet dhe mekanizmat evroperëndimorë ”-tha më tej kreu i shtetit të Kosovës.
Ndërsa, Rastoder, duke potencuar se kjo ishte vizita e parë e një delegacioni të lartë shtetëror të Malit të Zi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, theksoi se Mali i Zi mbështet fuqishëm politikën e fqinjësisë së mirë dhe të paqes në rajon. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe z. Fuad Nimani, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, z. Dragan Xhuroviç, Ndihmësministër i Punëve të Jashtme për Punët Konzulare dhe Diasporë, z. Osman Subasiç, Ndihmësministër i Punëve të Brendshme dhe znj. Sonja Tomoviç, Këshilltare e Presidentit të Malit të Zi.