E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia do të mbështesë Kosovën

Prishtinë-Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka pritur sot në një takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Vojko Volk, të cilin e falënderoi për mbështetjen e përhershme që ka dhënë Sllovenia për Kosovën. Sejdiu vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin personal të ambasadorit Volk gjatë qëndrimit të tij në Kosovë duke shprehur bindjen se ai do të jetë një misionar i mirë i vendin tonë edhe në të ardhmen Sllovenia ka qenë ndër vendet e para që e kanë mbështetur dhe e kanë njohur Kosovën, por ne nuk mund ta harrojmë as rolin e saj si në kohën e mëhershme”, pohoi Presidenti Sejdiu, duke e çmuar kontributin e veçantë të Sllovenisë edhe gjatë periudhës sa ky vend e kishte kryesinë e radhës në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, ambasadori slloven Vojko Volk, pasi falënderoi Presidentin Sejdiu për bashkëpunimin e ngushtë, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike.

E ardhmja jonë e përbashkët është në Evropën e bashkuar”, tha z. Volk, duke shprehur kënaqësinë që edhe më tej do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me zyrtarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›