"The Guardian": Thaçi, kreu i nje grupi mafioz

Kryeministri I Kosovës është kreu i një organizate mafioze që trafikon armë, drogë e organe në mbarë Europën lindore. Kështu thuhet në një raport të Këshillit të europës mbi krimin e organizuar të publikuar nga “The Guardian”. Hashim Thaci identifikohet si kreu I këtij grupi që I ka fillesat para luftës së Kosovës. Hetimet dy vjecare citojnë dhe FBI-në amerikane e të tjera burime të kundërzbulimit.
“The Guardian” ndërsa citon raportin shkruan se Thaci përgjatë dekadës së fundit ka ushtruar "kontroll të dhunshëm” përsa i përket trafikimit të heroinës. Raporti citon dhe figura nga rrethi i ngushtë i Thacit të cilet akuzohen se kanë futur pengje në Shqipëri, kryesisht serbë të cilët janë vrarë kryesisht për trafikim organesh.
Rastet lidhin klinikën famëkeqe Medikus me ushtrinë clirimtare të Kosovës, thuhet në raport. Dik Marti, hetuesi për të drejtat e njeriut do të prezantojë raportin në fjalë para diplomatëve europianë nga 47 vendet anëtare gjatë një takimi në Paris që do të mbahet nesër.