METE: Situata në HEC-e nën kontroll

Megjithëse gjatë dy ditëve të fundit vendi jonë është përfshirë me rreshje në të gjithë territorin, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njofton se situata në hidrocentrale dhe kaskada janë nën kontroll, dhe se në mbikqyrjen e tyre po punohet maksimalisht. Bazuar në informacionet e grumbulluara në këtë ministri, prodhimet në hidrocentralet e vendit kanë qenë 25 milion e 177 mijë kilovat orë dhe konsumi gjatë kësaj dite ka qenë 23 milion e 520 mijë kilovat orë. Ndërkohë që janë eksportuar 7 milion e 800 mijë kilovat orë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njofton gjithashtu edhe në lidhje me situatën gjatë ditës së shtunë , ku sipas të dhënave deri në orën 17 të kësaj dite niveli i kaskades së fierzës ka arritur në 287.24 metër, dhe ka sjellë prurje 550 metër kub në sekondë. Ndërkohë niveli i Komanit deri në orën 17 të së shtunës ishte 171.05 metër, dhe ka pasur prurje anësore 170 metër kub në sekondë. Si dhe niveli i Kaskadës së Vaut të Dejës ishte 74. 33 metër , me prurje 50 metër kub për sekondë .