E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,EULEX-i merr nën kontroll doganat

EULEX ka marrë kontrollin e dy pikave doganore në qytetin verior të Kosovës. Këto pika u dogjën një vit më parë nga serbët, në kohën e shpalljes së pavarësisë. Pas marrjes së kontrollit në këto pika, EULEX do regjistrojë gjithë produktet që hyjnë, që nuk paguajnë taksë doganore. Në fakt ky hap ka acaruar serbët e Mitrovicës të cilët kërkojnë që shteti i tyre Serbia të reagojë ashpër. Zëdhënësja e EULEX-it ka bërë të ditur se që prej ditës së djeshme kanë filluar kontrollet e mallrave në 2 pikat kufitare të Veriut të Kosovës. Ajo ka deklaruar se për këtë proces është përgjegjëse dogana EULEX dhe kështu do të jetë derisa dogana e Kosovës ta marrë këtë detyrë. Ndërkohë sipas, mbikëqyrësit të "vijës administrative" në veri të Kosovës, pranë Policisë së Kosovës, Ergin Mediç, procesi i regjistrimit të mallrave po zgjat pak, dhe se nuk janë krijuar radhë të gjata. Pikat kufitare të veriut ishin shndërruar në vendet kryesore nga ku futeshin mallra kontrabandë. Ndërkohë nuk bëhet e ditur nëse kontrollet në 2 pikat kufitare të veriut kanë të bëjnë më funksionimin normal të doganave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›