SHBA,Obama pranon gabimin për Daschle
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama pranoi se bëri një gabim me nominimin e Tom Daschle si Sekretar të Shëndetësisë, duke thënë se problemet e tij me taksat dërgojnë mesazhin se kush është i fuqishëm politikisht mund të trajtohet ndryshe nga njerëzit e tjerë. Deklarata e Barak Obamës erdhi pasi, ish-lideri i demokratëve në Senat u dorëhoq nga posti për shkak të një vonese në pagimin 140 mijë USD taksave, çështje e cila ngriti në këmbë opozitën në Kapitol Hill. "Mendoj se kam gabuar", tha Obama gjatë një interviste për gazetarin e CNN, Anderson Cooper. "Unë marr përgjegjësinë për këtë, dhe siguroj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më', shtoi presidenti. Më parë vetë Daschle kërkoi falje për atë që e quajti një gabim të ndershëm dhe të sikletshëm. Obama la të nënkuptohet se nuk do të veprojë me dy standarte, një për njerëzit e fuqishëm dhe një për ata të thjeshtë. "Nuk dua tu dërgoj amerikanëve mesazhin se ne do të vendosim dy standarte, një për njerëzit e fuqishëm dhe një për ata të zakonshëm të cilët punojnë ccdo ditë dhe paguajnë taksat', tha ai. Megjithëse pranoi gabimin, Obama mbrojti zgjedhjen e Daschle duke thënë se ‚askush më mirë se ai nuk ishte në gjendje të merrej me thelbin dhe politikën e shërbimit mjekësor'."Kam gabuar, jo se Tom Daschle nuk ishte i kualifikuar, por në kontrollet për zgjedhjen', theksoi presidenti i SHBA. Ndërsa gjatë një interviste tjetër për rrjetin "Fox News", Obama theksoi se Daschle "mori përgjegjësitë për gabimin e tin me taksat". "Mendoj se ishte një gabim i ndershëm, dhe unë lëshova një qëndim zyrtar për këtë. Por ende i qëndoj mendimit se ai ishte personi më i mirë të cilit mund ti besohej reforma e sistemit shëndetësor', tha Obama për "Fox News'. "Ky është një gabim, ndoshta jo i vetmi që unë do të bej në këtë zyrë, por jam absolutisht i bindur se do ti rregullojë', theksoi Obama.