SHBA,lëshohet sateliti "Discovery",destinacioni,stacioni ndërkombëtar orbital
Agjencia amerikane e hapësirës NASA, ka lancuar me sukses e satelitin "Discovery", i cili duhet të mbërrijë në stacionin ndërkombëtar orbital. Anija kozmike është lancuar nga qendra e hapësirës "Kenedi" në Florida, pas ndërrimit të disa pjesëve për shkak të rrjedhës së hidrogjenit nga pajisja satelitore. Nisja e satelitit ishte shtyrë pikërisht për këtë arsye. Në bordin e anijes kozmike gjenden 4 astronautë. Misioni i anijes Discovery është pikërisht furnizimi me energji i stacionit ndërkombëtar të hapësirës. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, astronautët do të instalojnë edhe disa panele të tjera diellore, do të inspektojnë mburojën termike të stacionit dhe do të kryejnë punët e zakonshme të mirëmbajtjes të ISS-së. Anija kozmike Discovery gjithashtu ka në bord një një astronautin japonez Koiçi Vakata i cili e viziton hapësirën për herë të parë. NASA u shtyu për rreth një muaj lancimin e anijes kozmike, që përben edhe misionin e 125-të një shuttle, dhe deri tani nuk eshte vene re asnje parregullsi apo ndonje rrjedhje e karburantit ose probleme në valvulat e motorëve të anijes kozmike. Nisja është kryer në orën 7:43 sipas orës lokale në Florida. Pak para nisjes se satelitit, në këtë vend janë përmirësuar ndjeshëm edhe kushtet atmosferike. Qielli është mbuluar nga një kolone e zbehtë tymi që u shndërrua më pas në ngjyrë të trëndafiltë pasi është lancuar sateliti Discovery. Kjo anije do të qëndrojë 13 ditë në orbitë,dhe do të orbitojë rreth tokës me një shpëjtësi prej 28. 160 km në orë. Për tetë ditë ajo do të vendoset ne stacionin hapësinor, i cili është thuajse 75 % i plotesuar. Kur të përfundojë plotësisht, madhesia e ISS do të jete sa një fushë futbolli.