E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brown:Përkrah Barroson për mandat të dytë

Kryeministri britanik Gordon Braun ka shprehur mbështetjen e tij për një mandat të dytë të portugezit, Hoze Manuel Barroso në krye të Komisionit Europian. Braun e bëri të ditur një gjë të tillë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Barroson në Londër. "Ne do ta mbështesim atë jo vetëm si presidenti aktual i Komisionit Europian, por gjithashtu dhe si i zgjedhuri i ardhshëm si president i KE-së", deklaroi Brown pas takimit me Barroson. Ndërkohë, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi u tregua jo shumë i vendosur në qëllimin e tij për të mbështetur apo jo Barroson. Më pëlqen shumë Barroso, dua të punoj me të, i shpreh atij besimin tim dhe kam shumë besim tek Komisioni Europian", u shpreh presidenti francez në fillim të muajit mars. Sarkozi tha se para se të zgjidhej presidenti i ri i ekzekutivit europian do të ishte më mirë të organizohej referendumi i ri për traktatin e Lisbonës, që Irlanda ka premtuar ta organizojë në muajin nëntor dhe që paraqet gjithmonë një rrezik politik. Në muajin korrik të vitit 2008, në fillim të drejtimit të BE-së nga presidenca franceze, Sarkozi u shpreh i gatshëm të mbështeste në një mandat të dytë për drejtimin e Komisionit Europian Hoze Manuel Barroson, mandati pesë vjeçar i të cilit mbaron në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›