E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev:Bizneset të paguajnë borxhet morale

Presidenti rus Dmitry Medvedev,u ka bërë thirrje biznesmenëve më të pasur të rusisë që të ripaguajnë ato që ai quajti "borxhe morale" ndaj shoqërisë gjatë krizës ekonomike. "Bizneset tona janë në zhvillim shumë të shpejtë dhe në sajë të kësaj, ato mund të arrijnë të krijojnë mundësi shtesë për njerëzit. Sipas tij, ndoshta askund në botën e biznesit nuk ka marrë një zhvillim kaq të shpejtë sa në Rusi këto kohët e fundit. Medvedev shtoi se njerëzit po pasurohen brenda një kohë shumë të shkurtër. "Dhe tani është momenti për të rishlyer borxhet, borxhet morale, sepse kriza ekonomike eshte një test maturie",tha presidenti rus gjatë një interviste të transmetuar në televizion rus. Tranzicioni i shpejtë rus në ekonominë e tregut në vitet 1990, i dha hov lindjes se një grupi biznesmenesh super të pasur, të njohur me emrin "oligarkë". Bum-i ekonomik përsa i përket ccmimeve të larta të naftës, gazit dhe metaleve u mundësoi atyre të ardhura të shumta financiare, por rënia e çmimeve në mallra të tjerë dhe ndrydhja e kreditit global ka goditur një pjesë të madhe të oligarkëve të cilet janë vënë në mëshirën e Kremlinit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, sektori privat rus, i detyrohet rreth 500 miliardë dollarë borxhit të jashtëm. Sipas analistëve pagesat mund të ccojnë në falimentimin e shumë bizneseve në qoftë se shteti nuk i ndihmon ato. Në fillim qeveria premtoi 50 miliardë dollarë për të ndihmuar të paguajë borxhet e jashtme të korporatave, por kjo shumë u ngri më pas, duke qenë se 11 miliardë dollarë u shpërndanë. Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin, kanë thënë se qeveria nuk ka në plan të ndihmojë të gjitha bizneset ne vend. Kremlini i trembet faktit se trazirat sociale mund të destabilizojnë vendin dhe të minojnëë sistemin actual politik. Gjatë intervistës së tij, Medvedev tha se numri i të papunëve në Rusi kishte arritur gjashtë milionë, ndër të cilët dy milionë të regjistruar zyrtarisht. Ai tha se biznesmenët duhet të jenë të përgatitur të sakrifikojnë një pjesë të mirëqenies së tyre për të ruajtur disa vende pune për punonjësit e tyre. Në vijim Medvedev tha se super të pasurit e Rusisë mund të ndihmojnë Kremlinin duke dhënë një mbështetje shtesë gjatë krizës ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›