Asgjesuesit e municioneve ne Bosnje, 70 euro ne dite
Shqiperia pritet te dergoje 12 ushtarake ne Bosnje-Hercegovine, trupa keto qe pritet te perdoren per asgjesimin e municioneve dhe eksploziveve ne kete vend. Qeveria mori dje vendimin per te derguar keto trupa ne Bosnje, kundrejt nje pagese prej 70 eurosh ne dite.
"Grupi i asgjesimit te municioneve dhe eksploziveve, do te perbehet nga 12 ushtarake (2 oficere, 8 nenoficere dhe 2 ushtare profesioniste) personal ky shume i specializuar dhe i trajnuar ne fushen e asgjesimit te municioneve dhe eksploziveve", theksohet ne relacionin shtese, duke theksuar se ky ekip do te kete per detyrim te mbrojne trupat e EUFOR-it nga municionet. Por ka qene ministria e Financave ajo qe ka kundershtuar edhe pagen ditore qe do t'ju jepet ketyre specialisteve. Sipas ministrit Bode, ne Bosnje trupat tane paguhen nepermjet nje page ditore prej 15 eurosh dhe kjo shume eshte e ekzagjeruar per keto forca. Por, sipas shpjegimit te ardhur nga Ministria e Mbrojtjes, ky ekip nuk ka funksionin e paqeruajtesit, por te cminimit, detyre kjo e konsideruar si me rrezikshmeri te larte.
"Propozohet qe shperblimi ditor per veshtiresi sherbimi per ushtaraket, qe do te marrin pjese ne mision te jete 70 euro. Kjo per shkak te shkalles se larte te veshtiresise qe ju duhet te perballen ne kete mision ushtaraket tane", theksohet ne shpjegimet e Ministrise se Mbrojtjes per kete nisme. Nga ana tjeter, ne relacion theksohet se duhet bere edhe ekuivalenca mes sherbimeve te tjera te ushtarakeve tane neper bote, ku ne Irak ata paguhen me 85 dollare ne dite dhe ne Afganistan me 60 dollare ne dite. Po keshtu, theksohet se ky eshte nje grup i vogel dhe misioni i tyre do te zgjas vetem per 6 muaj dhe me pas do te jene ushtarake te tjere, ata qe do te zevendesojne grupin e pare te cmontimit te armeve dhe minave me rrezikshmeri te larte.
F.Mejdini