E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH informacione per pasurite

Pothuajse nje jave pasi Inspektoriati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive deklaroi 50 emrat e zyrtareve te larte ne vend pasurite e te cileve do te kalojne ne site kreu i saj Adriatik Llalla u takua kete te hene me prokuroren e pergjithshme Ina Rama dhe kryetarin e Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri.

Takimi i cili u be ne zyren e kryeprokurores dhe pa pranine e mediave sipas nje njoftimi zyrtar u fokusua ne bashkepunimin e metejshem mes ketyre tre institucioneve edhe pse kordinimi i punes mes tyre eshte i rregulluar me nje memorandum bashkepunimi te firmosur ne maj te 2009-s.

Burime te prokurorise pohuan se takimi mes drejtuesve te ketyre institucioneve ka qene per ceshtje konkrete.

Sipas njoftimit zyrtar tre drejtuesit e larte trajtuan probleme qe kane te bejne me ceshtjet aktuale dhe qe jane edhe ne fokus te opinionit publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›