Legalistët: Të njihet e drejta e votimit e diasporës
Autori i Lajmit: Red.
“E drejta e votimit të diasporës dhe krijimi i kushteve për realizimin praktik të saj merr një rëndësi të veçantë për faktin se vendi ynë ka një emigracion të lartë prej më shumë se 1 milion personash”
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia rikonfirmoi vullnetin e palëkundur të kësaj force politike, për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe me shanse të barabarta për të gjithë konkurruesit.
Gjatë një konference për shtyp, tha se "PLL propozon që në Kodin e Ri Zgjedhor të krijohet një rajon i veçantë elektoral për të gjithë shqiptarët e diasporës, ku kandidatët për deputetë të këtij rajoni të jenë prej radhëve të emigracionit".
Kodi i Ri
Partia Lëvizja e Legalitetit shprehu dje nevojën që "Kodi i Ri Zgjedhor, i cili është në diskutim e sipër, krahas mënjanimit të defekteve të konstatuara, gjatë zgjedhjeve të kaluara si eliminimi i fenomenit të Dushkut, krijimi i një regjistri të saktë të votuesve dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti, menaxhimi i procesit zgjedhor prej komisionerëve jopartiakë, duhet të ofrojë dhe risi të tjera, ku ndër më kryesoret janë krijimi i kushteve që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2009 shqiptarët e diasporës të kenë të drejtën për të votuar, në shtetet ku banojnë si dhe përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë." Sipas tij, “e drejta e votimit të diasporës dhe krijimi i kushteve për realizimin praktik të saj merr një rëndësi të veçantë për faktin se vendi ynë ka një emigracion të lartë prej më shumë se 1 milion personash, që krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullsisë përbën një përqindje të konsiderueshme”.
Ligji
Sipas tij, “është e nevojshme që me një ligj të veçantë t u njihet në mënyrë automatike shtetësia shqiptare të gjithë emigrantëve politikë të pas vitit 1944 dhe fëmijëve të tyre, ashtu siç është parashikuar në nenin 19 të Kushtetutës, ku thuhet se Kushdo që lind duke pasur qoftë dhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetvetiu shtetësinë shqiptare . Spahiu shprehu më tej bindjen se "garantimi i pjesëmarrjes në Kuvendin e Shqipërisë i përfaqësuesve të diasporës, do t i ofrojë vendit mundësi të reja, si dhe politikës shqiptare një hapësirë, fizionomi dhe potenciale me vizion perëndimor që do të forcojë edhe më shumë lidhjet e diasporës me vendin amë".
Ky lajm është publikuar: 19/05/2008