E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKSH: Qytetarët në rrezik nga përdorimi i enëve plastike

Ndonëse kemi ligje, akte nënligjore, rregulla dhe rregullore të përafërta me BE, fatkeqësisht zbatimi i tyre nga autoritetet përgjegjëse siç janë organet  për ruajtjen e mjedisit të MM si dhe agjencitë e mjedisit në rrethe, nuk është aspak transparente me qytetarët. Qytetarët janë të trishtuar nga përdorimi i domosdoshëm i enëve plastike duke filluar që nga qeset, enët e ndryshme që përdoren në kuzhinë apo për ruajtjen dhe transportimin e ushqimeve, në familje apo në tregti, në industri dhe në mënyrë të veçantë në përdorimin ushqimor. Këto enë po i përdor edhe industria e Birrës dhe ku spo futet plastika ne po kthehemi ne plastifikim. Ndërkaq, më shqetësues është fakti se konsumatorët nuk kanë transparencë, psh; përdorimi në sektorin ushqimor i këtyre plastikeve duhet të shoqërohet me etiketë me shënime përkatëse të kohës, në mënyrë që konsumatorët të jenë të mirinformuar se për çfarë ushqimesh mund të përdoren dhe të ruhen këto enë sa ditë, në çtemperatura  etj. Kjo është njëra ane e së keqes, ndërsa janë me dhjetëra fabrika plastifikimi me licencë ose jo, që prodhojnë që nga qeset e deri tek enët më të ndryshme dhe ua shesin qytetarëve duke mos ju dhënë asnjë informacion për përdorimin dhe rrezikshmërinë që ato kanë e në mënyrë të veçantë për ushqimet. Ky shqetësim në bazë të informacioneve që na vjen nga të gjitha rrethet e vendit, industria dhe tregu i hedh vend e pa vend këto mbetje plastike dhe metalike që shpesh herë i ripërdorin vetë për ushqim, ujë, për pije alkoolikë që ato prodhojë vetë si rrjedhoje e këtij përdorimi konsumatorët ndodhen para rrezikut shëndetësorë deri në atë kancerogjen. MM  hesht ndonëse  me dhjetëra herë SHKSH ja ka informuar për rrezikun që ju kanoset konsumatorëve shqiptare dhe për rrezikun e këtyre mbetjeve. Fonde të mëdha dhe të shumta ja në marre dhe konsumuar, projekte të shumta por asgjë deri më tani nuk po bëhet. Asgjë për edukimin qytetar. SHKSH-ja sugjeron: 1. Të orientohemi dhe të vëmë në jetë direktivat e BE, ligjet e miratuara, vendimet e marra. 2. Të bëhet çmos dhe të investohet për një edukim masiv dhe në mënyrë të veçantë për tregun e në mënyre të veçante për qytetaret për të njohur ligjet dhe përgjegjësitë. 3. Organet shtetërore qendrore e lokale duke filluar nga MM dhe ajo e Bujqësisë që me shume se kushdo merren ose vënë në përdorim këto lëndë në shërbim të qytetarëve, duhet të bashkëpunojnë edhe me shoqatat dhe organizatat e shoqërisë civile. 4. Dëshirojmë që tju rikujtojmë se nuk mund të ketë treg si brenda vendit dhe në mënyrë të veçantë për eksport pa një etikete dhe deklarim sigurie për produktet e prodhuara për përdorim ushqimor etj. Në një kohë kur Evropa po i nxjerr jashtë përdorimit dhe funksionimit. 5. Ministritë përkatëse dhe pushteti vendor duhet të forcojnë bashkëpunimin me organizatat ne përgjithësi dhe me konsumatorët ne veçanti se vetëm kështu shpërndahet informacioni dhe bëhet komunikimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›