E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKSH i kërkon qeverisë uljen e tvsh për importimin e mallrave

Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, nisur nga shqetësimet që kanë konsumatorët dhe kërkesat e shumta që na vijnë nga degët, rajonet, pikat e kontaktit si dhe nga takimet që ne bëjmë me konsumatorët nëpër rrethe, problemin kryesor e trajtojnë për çmimet që kanë bërë një rritje nga tregu i huaj  mbi 30 %. Si rrjedhojë e krizës ka rënë importi i artikujve ushqimorë dhe tek ne. Meqenëse ne jemi importues në mbi 70% të produkteve ushqimore, jemi edhe më të goditurit në këtë rast, duke përfituar nga tvsh-ja që ka korrigjuar Evropa ( pra është ulur për ushqimet 5.6%) ndërsa tek ne është 20%, kështu ne i kemi kërkuar KM. dhe personalisht kryetarit të këshillit të ministrave Z. SALI Berisha, që në rast se nuk ka mundësi që ti përshtatemi Evropës për uljen e tvsh-së në 5.6%, por të paktën të arrijë në minimumin  e dëshirueshëm në 10% ulje të kësaj vlere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›