Greqi, kerkohet kredi me shume se 30 miliardë euro
BERLIN - Ministrat e Financave të zonës euro nuk përjashtojnë nevojën e një vëllimi të përgjithshëm kredie prej 90 miliardë euro për disa vjetë për të ndihmuar Greqinë, shumë më tepër nga plani prej 30 miliardë euro i njoftuar të dielën, njoftoi sot gazeta "Handelsblatt".
Sipas këtij burimi, "tridhjetë miliardë eurot janë vetëm hapi i parë", bën të ditur në gazetë një anëtar i këshillit gjerman të ministrave. Në fund, shuma përfundimtare mund të jetë "të paktën dy herë më e madhe".
"Nuk përjashtohet një vëllim kredie prej 90 miliardë euro", thuhet në gazetë, e cila këtë herë citon burime të afërta me Komisionin Evropian.
"Ministrat e financave biseduan gjatë konferencës telefonike për ndihmën që duhet t'i jepet Greqisë në një periudhë prej tre vjetësh, koha e nevojshme që qeveria greke të vërë në zbatim programin e saj të rimëkëmbjes së financave publike", thuhet në gazetën "Handelsblatt".
Në rast ndihme të zgjatur për Greqinë, fatura që do t'i duhet të paguajë Gjermania do të jetë më e rënda në BE, pra dukshëm më e lartë se shifra 8,4 miliardë euro e njoftuar të hënën nga një zëdhënës i Ministrisë së Financave, thekson gazeta.
Të dielën, 16 vende të zonës euro kanë njoftuar se janë të gatshëm t'i japin Greqisë 30 miliardë euro ndihmë me një përqindje të favorshme prej 5 për qind.
Fondi Monetar Ndërombëtar, FMN pritet t'i japë gjithashtu hua Greqisë.
Njoftimi që vjen nga BE-ja bën të mundur zbutjen e shqetësimeve lidhur me Greqinë, duke e shmangur spektrin e një falimentimi të menjëhershëm. Menjëherë pas kësaj, euroja, që kishte luhatje që prej disa muajve për shkak të situatës në Greqi, e rimori veten që të hënën.
(d.b/BalkanWeb)