Levan- Tepelene, banoret kerkojne shpronesimet
FIER- Në Fier, banorët e komunave të cilët janë prekur nga ndërtimi i autostradës Levan- Tepelene kanë protestuar sërish sot. Banorët e komunës së Ferrasit dhe të Levanit kanë bllokuar për 30 minuta aksin kombëtar Fier- Vlorë. Ata kërkojnë shpronësimin e tokave të cilat janë prekur nga ndërtimi I autostradës Levan- Tepelenë. Ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk do të marrin shpronësimin për tokat e tyre. Që nga fillimi i punimeve për autostradën Levan-Tepelenë, protestat e këtyre banorëve kanë qënë të shpeshta, por prej 18 muajsh asnjëri prej tyre nuk është shpronësuar.
(s.g /BalkanWeb)
(s.g /BalkanWeb)