E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Vizat do liberalizohen, PS të bashkëpunojë

TIRANE-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli u shpreh sot se liberalizimi i vizave për shqiptarët do të ndodhë pa asnjë dyshim pasi qeveria ka bërë reforma të thella. Në një takim për të drejtat e fëmijëve, ku ishte I pranishëm dhe ambasadori italian, Sabato D’Elia, kryetarja e Kuvendit shqiptar Topalli duke u përqëndruar tek procesi i liberalizimit të vizave, i bëri thirrje opozitës të bashkëpunojë fuqishëm në emër të këtij procesi. Sipas kryetares së parlamentit, liberalizimi i vizave për shqiptarët do të ndodhë së shpejti dhe se PS në rast se nuk kontribuon do të ndjehet keq.

“Ftoj opozitën të bashkëpunojë fuqishëm duke marrë pjesë në komisionet parlamentare dhe jo vetëm”, theksoi Topalli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›