E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani ne BE, Pier Fassino sot ne Beograd

BEOGRAD- Piero Fassino, do të vizitojë sot Begradin në cilëlinë e presidentit të komisionit politik të Asamblesë Parlamentare të Bashkimit Europian Perëndimor dhe si raportues i Ballkanit. Vizita e tij në Beograd do të jetë dy ditore dhe ka në program një sërë takimesh të ngjeshura me krerët e shtetit serb. Në qendër të bisedimeve do të jetë siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, 15 vjet nga Marrëevshja e Dejtonit dhe 10 vjet nga lufta në Kosovë. Sot Fassino do të pritet nga Presidenti i republikës, Boris Tadic si dhe do të zhvillojë takim me presidentin e komisionit të jashtëm të parlamentit serb, Dragoljub Micunovic.

Të enjten takimet do të vazhdojnë me zv kryeministrin, njëkohësisht ministrin e Brendshëm Ivica Dacic, ministrin e Mbrotjes Dragan Sutanovac, me ministrin e Jashtë, Vuk Jeremic si dhe me liderin e Partisë Progresiste, partia kryesore në opozitë, Tomislav Nikolic.

Javët e kaluara Fassino zhvilloi vizitë në Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe pritet që javët e ardhshme të vizitojë dhe Shqipërinë.

Fassino do të prezantojë në sesionin e qershorit të Asamblesë Parlamentare të Bashkimit Europian Perëndimor një raport mbi prespektivën e integrimit të vendeve të rajonit në BE dhe në NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›