Gjykata, arrest me burg burrit që vrau bashkëshorten
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e
sigurisë "burg pa afat" për vrasësin
e gruas. Me kërkesë të prokurorisë,
togat e zeza caktuan masën e sigurisë me
burg ndaj shtetasit Shpëtim Zhllima, 39
vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Zhllima
është arrestuar dy ditë më parë si autor i dyshuar
në vrasjen me armë të ftohtë thikë të
bashkëshortes së tij, Nafije Zhllima, brenda
banesës së tyre në Tiranë, pranë Spitalit
Ushtarak. Dje, në Gjykatën e Tiranës, 39-
vjeçari nuk ka dhënë asnjë shpjegim para
gjykatës në seancën e dhënies së masës së
sigurimit. Prokuroria kërkoi që 39-vjeçari
Shpëtim Zhllima të qëndrojë në arrest me
burg deri në përfundim të hetimeve, duke
e akuzuar për "vrasje me dashje" të bashkëshortes
së tij. Ndërkohë që pala
mbrojtëse i kërkoi gjykatës të njohë edhe
rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Sipas
mbrojtjes, i pandehuri ka qenë nën
efektin e alkoolit dhe në këto kushte ai mendon
se ka qenë i papërgjegjshëm për veprën
që ka kryer. Për akuzën nuk ka shpjegim
vrasja e bashkëshortes, e cila ka ardhur pas
një grindjeje të mëparshme dhe në orët e
vona të natës. I pandehuri u arrestua tri ditë
më parë në shtëpinë e tij, pak kohë pasi
qëlloi me thikë mbi bashkëshorten Nafije
Zhllima. Prokuroria tha dje se i pandehuri
është marrë në pyetje dhe ka treguar se
mban mend që është grindur me gruan, por
nuk i kujtohet momenti kur ka marrë thikën
dhe më pas e ka qëlluar për vdekje disa herë
në trup. Në momentin e ndalimit, të pandehurit
i është sekuestruar edhe arma e
krimit. Krimi në familje është i përhapur
shumë kohët e fundit. Nga të dhënat rezulton
se shkaku është gjendja ekonomike në
të cilën janë futur shumë prej familjeve në
Tiranë dhe në të gjithë vendin.