"Triumfi", 15 rrugë drejt Greqisë
Prokuroria e Tiranës ka
zbuluar se anëtarët e
rrjetit të trafikut të
klandestinëve dhe të
falsifikimit të dokumenteve, të
arrestuar gjatë operacionit të
koduar "Triumfi", kanë kryer 15
rrugë drejt shtetit grek. Në këtë
vend, sipas hetimeve, ndodhen
bashkëpunëtorët e të arrestuarve,
të cilët i dërgonin klandestinët
në destinacionin e tyre
përfundimtar. Hetuesit kanë
zbardhur pagesat për çdo person
që merrte grupi i trafikantëve.
Sipas përgjimeve,
vëzhgimeve dhe dëshmive të
mbledhura, klandestinët paguanin
nga 1-3 mijë euro për person
për të shkuar në Greqi. Nëse
preferonin të kryenin një rrugë
në këmbë në kufirin shqiptarogrek,
klandestinët paguanin
njëmijë euro. Por nëse nuk donin
që të bënin asnjë metër në
këmbë paguanin një shifër që
shkonte deri në tre mijë euro.
Grupi i trafikantëve i pajiste
"klientët" me dokumente të falsifikuara
me qëllim që të kalonin
në doganë në mënyrë "të
rregullt". Burime nga Prokuroria
e Tiranës thanë se grupi ka
qenë prej pesë muajsh nën
hetim, pas një informacioni të
marrë në rrugë operative. Në
këtë kohë janë mbajtur nën
vëzhgim një numër të konsiderueshëm
personash. Nga të
dhënat e përfituara nga teknikat
e hetimit, prokurorët e Tiranës
firmosën edhe urdhërndalimet.
Kanë arrestuar
shumë persona mes të cilëve
edhe bashkëpunëtorë. Disa
prej bashkëpunëtorëve të
grupit kriminal ndodhen aktualisht
në shtetin helen. Ata janë
identifikuar dhe në ditët në
vazhdim hetuesit e prokurorisë
së Tiranës do t‘u dërgojnë letërporosi
homologëve grekë.
Dy ditë më parë, antikrimi
ekonomik i kryeqytetit dhe njësia
e operacioneve speciale,
kanë arrestuar 14 persona,
pjesëtarë të një rrjeti kontrabandistësh
të njerëzve. Operacioni
është kryer në disa zona të
Tiranës dhe në disa qytete të
tjera si: Elbasan Fier, Ersekë,
Korçë e Gjirokastër etj. Të 14
personat, sipas policisë, akuzohen
për "Dhënie ndihmë për
kalim të paligjshëm të kufirit",
dhe "Falsifikimi i pasaportave
dhe vizave dhe dokumenteve".
Si drejtues të grupit dhe organizatorë,
policia ka identifikuar
Luan Klosin, 36 vjeç, i arrestuar
në lokalin e tij në rrugën
"Don Bosko" dhe Alfred Çikanin,
44 vjeç. Ky i fundit sipas
policisë, është kushëri i Spiro
Çikanit, i arrestuar në tetor gjithashtu
për trafik klandestinësh si
i dyshuar i së njëjtës linjë.
Personat gjendeshin nëpërmjet
sekserëve në qytete të
ndryshme të Shqipërisë dhe më
pas niseshin në jug të vendit në
hotelet e Ramiz Shahinit, 42 vjeç,
banues në Përmet, dhe Fatmir
Tato, 42 vjeç, në Ersekë, po ashtu
pronar i një hoteli në këtë
qytet. Të arrestuarit e tjerë, sipas
policisë, kanë pasur rolet e
sekserëve dhe të transportuesve
të klandestinëve.
zbuluar se anëtarët e
rrjetit të trafikut të
klandestinëve dhe të
falsifikimit të dokumenteve, të
arrestuar gjatë operacionit të
koduar "Triumfi", kanë kryer 15
rrugë drejt shtetit grek. Në këtë
vend, sipas hetimeve, ndodhen
bashkëpunëtorët e të arrestuarve,
të cilët i dërgonin klandestinët
në destinacionin e tyre
përfundimtar. Hetuesit kanë
zbardhur pagesat për çdo person
që merrte grupi i trafikantëve.
Sipas përgjimeve,
vëzhgimeve dhe dëshmive të
mbledhura, klandestinët paguanin
nga 1-3 mijë euro për person
për të shkuar në Greqi. Nëse
preferonin të kryenin një rrugë
në këmbë në kufirin shqiptarogrek,
klandestinët paguanin
njëmijë euro. Por nëse nuk donin
që të bënin asnjë metër në
këmbë paguanin një shifër që
shkonte deri në tre mijë euro.
Grupi i trafikantëve i pajiste
"klientët" me dokumente të falsifikuara
me qëllim që të kalonin
në doganë në mënyrë "të
rregullt". Burime nga Prokuroria
e Tiranës thanë se grupi ka
qenë prej pesë muajsh nën
hetim, pas një informacioni të
marrë në rrugë operative. Në
këtë kohë janë mbajtur nën
vëzhgim një numër të konsiderueshëm
personash. Nga të
dhënat e përfituara nga teknikat
e hetimit, prokurorët e Tiranës
firmosën edhe urdhërndalimet.
Kanë arrestuar
shumë persona mes të cilëve
edhe bashkëpunëtorë. Disa
prej bashkëpunëtorëve të
grupit kriminal ndodhen aktualisht
në shtetin helen. Ata janë
identifikuar dhe në ditët në
vazhdim hetuesit e prokurorisë
së Tiranës do t‘u dërgojnë letërporosi
homologëve grekë.
Dy ditë më parë, antikrimi
ekonomik i kryeqytetit dhe njësia
e operacioneve speciale,
kanë arrestuar 14 persona,
pjesëtarë të një rrjeti kontrabandistësh
të njerëzve. Operacioni
është kryer në disa zona të
Tiranës dhe në disa qytete të
tjera si: Elbasan Fier, Ersekë,
Korçë e Gjirokastër etj. Të 14
personat, sipas policisë, akuzohen
për "Dhënie ndihmë për
kalim të paligjshëm të kufirit",
dhe "Falsifikimi i pasaportave
dhe vizave dhe dokumenteve".
Si drejtues të grupit dhe organizatorë,
policia ka identifikuar
Luan Klosin, 36 vjeç, i arrestuar
në lokalin e tij në rrugën
"Don Bosko" dhe Alfred Çikanin,
44 vjeç. Ky i fundit sipas
policisë, është kushëri i Spiro
Çikanit, i arrestuar në tetor gjithashtu
për trafik klandestinësh si
i dyshuar i së njëjtës linjë.
Personat gjendeshin nëpërmjet
sekserëve në qytete të
ndryshme të Shqipërisë dhe më
pas niseshin në jug të vendit në
hotelet e Ramiz Shahinit, 42 vjeç,
banues në Përmet, dhe Fatmir
Tato, 42 vjeç, në Ersekë, po ashtu
pronar i një hoteli në këtë
qytet. Të arrestuarit e tjerë, sipas
policisë, kanë pasur rolet e
sekserëve dhe të transportuesve
të klandestinëve.