SKENDERBEU, Austriaku Kapfer sjell instalacionin ku heroi ynë i ngjan "Batman"-it

>Figura e Skënderbeut, si është përdorur nga rilindësit, komunistët deri në ditët e sotme
Artisti austriak Franz Kapfer prezantoi në Tiranë instalacionin "Në hijen e Skënderbeut". Instituti Shqiptar i Artit Bashkëkohor në vijim të aktiviteti të tij e ka ftuar si artist rezident Kapferin, i cili e ka ngritur veprën në fjalë mbi konceptin e tij artistik që trajton imazhin e heroit në historinë e kulturës evropiane. Instalacioni me dritë "Në hijen e Skënderbeut" u ngjiz nga hija e shtatores në sheshin "Skënderbej". Franz Kapfer ofron konceptin e tij mbi heroin tonë kombëtar. Kështu instalacioni me dritë Në hijen e Skënderbeut, shërbeu për ta thirrur Skënderbeun sipas modelit të figurës së Batmanit dhe sipas artistit austriak, ai ti vijë në ndihmë shqiptarëve sa herë që ata do të kenë nevojë. Përmes hijes, Kapfer kërkon të hedhë dritë mbi përdorimin politik apo social të figurës së Skënderbeut në historinë e shkuar e të tashme të Shqipërisë. Projekti i Franz Kapfer u realizua në formën e një projeksioni me dritë mbi fasadën e Akademisë së Arteve, ndërkohë që kësaj i parapriu një debat i hapur mbi përvetësimin dhe ndërtimin e figurave të heronjve. Edi Muka, Drejtues i Institutit të Artit Bashkëkohor tregon se ky projekt bëhet në kuadër të një projekti për artistët rezidentë,i cili kësaj here ka të ftuar artistin austriak Kapfer. Ky është një projekt që bëhet nga Instituti i Artit Bashkëkohor në bashkëpunim me Akademinë e Arteve. Projekti quhet Nën hijen e Skënderbeut, ne kemi një program rezident për artistë në Tiranë dhe është një program ndërkombëtar dhe u bë një kohë më shumë se një muaj që në Tiranë ka ardhur një artist austriak që quhet Franz Kapfer, i cili pasi ka ndenjur këtë periudhë kohe në vendin tonë, ai ka bërë kërkime dhe vendosi që të punojë me figurën e Skënderbeut, tregon Muka. Më tej ai shton se këtë herë figura e heroit tonë kombëtar na vjen në periudha të veçanta. Ai bën një hulumtim të tij në lidhjen jo thjesht me mënyrën se si ndërtohen mitet apo heronjtë historikisht, por në veçanti se si ato përdoren në periudha të caktuara historike-politike në një vend. Por se si është përdorur Skënderbeu nga rilindësit, nga komunistët apo si është përdorur figura e Skënderbeut sot, dhe në këtë mënyrë ai përpiqet që të bëjë një paralelizëm me mënyrën se si mitet e lashta përkthehen në gjuhën e sotme, ose në shoqërinë e sotme. Për këtë arsye ai ka vendosur që të bëjë një diapozitiv në të cilën ai ia gdhendur përkrenares së Skënderbeut dhe ai e ka përqasur këtë me shenjën e Batmanit, i cili ka si shenjë lakuriqin e natës, dhe kur qyteti ka nevojë për Batmanin që është heroi modern dhe jo i lashtësisë si Skënderbeu, ai ndez një prozhektor me këtë dritën që lëshon shenjën e lakuriqit të natës që është Batmani. E thërret Batmanin për ndihmë, atëherë Kapferi ka vendosur që ta ndërtojë në një mënyrë analoge figurën dhe imazhin e Skënderbeut dhe tia dhurojë Tiranës, shqiptarëve në mënyrë që kur ata të kenë nevojë, ta ndezin këtë prozhektor me përkrenaren e Skënderbeut, dhe ta thërrasin heroin si ndihmë për të zgjidhur hallet e tyre, vijon të shpjegojë Muka. Prezantimi i këtij projekti është që të ngrejë një studim në mënyrë që shoqëria të jetë e ndërgjeshme se si në të vërtetë ndërtohen mitet dhe heronjtë, jo thjesht në Shqipëri, por në historinë Europiane. Ka pasur një debat mbi figurën e Skënderbeut, ku ky artist është provokuar nga ky debat dhe është përpjekur që të krijojë një dimension të tretë përveç atyre që mbrojnë Skënderbeun me zjarr kundër librit të Shmitit, përveç Shmitit që ka shkruar librin të cilin shumë njerëz nuk e kanë lexuar, por vetëm e kanë kritikuar. Ky artist përpiqet që të sugjerojë një pozicion të tretë, i cili ofron mundësinë për të parë nga një këndvështrim tjetër mekanizmin se si ndërtohen mitet. Ai nuk thotë që Skënderbeu është i lirë apo është i keq, është sllav apo është shqiptar, por ky artist e merr Skënderbeun si hero, që do të thotë që e gjithë historia kulturore evropiane është e mbushur me krijime mitesh dhe heronj, dhe ky përpiqet që të vërë mekanizmin, se si ndërtohen këta heronj në vend dhe sjell këtë propozim, që nga ky të lindi një bisedë dhe një debat për të vazhduar më tutje procesin. Ky debat konsiston në faktin se si ndërtohen këto mite në vend dhe kujt i shërbejnë. Për këtë arsye ai ka vendosur që ta ndjek historikisht përdorimin e figurës së Skënderbeut , nga rilindësit, komunistët, nga ditët e sotme. Ka shumë forma se si heroi përkthehet. Arti bashkëkohor bën të mundur ngritjen e një diskutimi mbi mënyrën se si mund të ngrihet heroi në vend dhe sjell të gjitha shembujt se si përdoret heroi deri tek konjaku, tregon artisti Edi Muka. Gjithashtu, projekti do të plotësohet nga një projeksion mbi ngrehinën e skenës në tarracën e Teatrit të Operës, gjatë tri ditëve në vazhdim, duke nisur nga sot. Instalacioni i Kapfer realizohet në kuadrin e projekteve të Institutit të Artit Bashkëkohor në Tiranë. Rezidenca e Franz Kapfer pranë T.I.C.A. është pjesë e shkëmbimit me "rotor", Grac, dhe realizohet me mbështetjen e ADMIRAL - Novomatic Group of Companies, dhe Ambasadës Austriake në Tiranë.