E Diel, 1 Nëntor 2026

SMS e Fatos Nanos, Nikoll Lesi ripyetet në prokurorinë e Tiranës

10/01/2012  Kreu i lidhjes demokristiane u paraqit dje

Zv/ministri i Kulturës Nikoll Lesi është paraqitur dje në Prokurorinë e Tiranës ku ka dhënë deklarime shtesë lidhur me kallëzimin penal që ka bërë ndaj Fatos Nanos, për kërcënimet e tij në telefon. Kreu i Lidhjes Demokristiane në mesditë është ripyetur sërisht nga grupi hetimor, por burimet nuk pranuan të jepnin të dhëna lidhur me pohimet që Lesi kishte bërë për llogari të hetimeve. Prej dy javësh prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, pasi Nikoll Lesi në kallëzimin e tij pretendon se Fatos Nano i ka dërguar një mesazh telefonik duke e ofenduar rëndë dhe kërcënuar. Mirëpo në një shkrim të publikuar në media, Lesi shkruan se Nano, ditët e fundit i ka dërguar një tjetër mesazh ku i kërkon ndjesë për fyerjet me pretendimin se dikush tjetër kishte përdorur numrin e tij të telefonit. Pavarësisht kësaj momentalisht hetimet rreth kësaj çështje janë duke vijuar, ku pritet që në ditët në vazhdim prokuroria e Tiranës të dalë me një konkluzion përfundimtar, nëse Nano ka ofenduar qëllimisht Lesin apo ka qënë një gjest aksidental.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›