E Shtunë, 31 Tetor 2026

SMS mes Flamurit dhe Glorit për sulmet e Withers

Nga Tema

Antena brenda familjes

Glori Husi, këshilltar i kryeministrit për NATO-n, ishte dje gjatë takimit në “Sheraton”, ku ambasadori amerikan, Withers, tronditi kryeministrin Berisha duke ia prishur festën e nënshkrimit të Marrëveshjes për Programin e Mijëvjeçarit. I tronditur, Glori nisi të komunikojë me sms me Flamurin

Glori sms Flamurit: Bo, bo, sa keq! Ky ambasadori iu turr keq këtij burrit. S’po lë gjë pa thënë. Qenka mërzitur shumë nga Patozi që ka thënë “mund të jetë keqkuptuar ose s’ka informacion”.

Flamuri sms Glorit: ǒthua mo, prapë ai?! Sikur e kemi Sekretar të parë. Çdo ditë na bën nga një sulm. Më duket se do të dalë në TV, s’ka mundësi. Dje ai burri ç’nuk bëri në parlament pas tij duke hedhur akuza të rënda dhe prapë lajmet me atë hapen. Më duket se ka qejf të dalë në lajme ai.

Glori sms Flamurit: Nuk e di, po këtu ra zija. I zuri të gjithë me radhë. Bujar Nishanin dhe Enkelejd Alibeajn i shpalli të dënuar me vdekje. Duhet të ikin e ka fjalën

Flamuri sms Glorit: Le të thoj ç’të dojë ai. S’i heq ai burri ata. Dhe mirë bën. Ai Nishani në fakt e teproi, po s’kish faj, se ai burri ishte nxehur shumë atë ditë dhe nuk i la kohë të mendohej. I tha: “Shkruaj si të them unë. Nis padi penale ndaj prokurorisë, se kan dash të ndalin Fazlliçin”. Isha në zyrë, kur e mori. S’ka faj Bujari i shkretë. Atij i ka ngel zakon dhe ajo shprehja ‘si urdhëron’ nga ushtria dhe ky burri e ka qejf kur e dëgjon, ndaj i jep urdhra në telefon.

Glori sms Flamurit: Po, po e di, po tani më erdhi shumë keq. Është prishur në fytyrë ky burri është si këpuca, siç thotë vetë kur tallet. E kapi papritur. Mendoi që s’do t’i thoshte gjë në sy dhe filloi të flasë për luftën kundër korrupsionit. Po ky s’ka turp fare dhe ia plasi.

Flamuri sms Glorit: Ashtu e ka ai, do t’i nxijë jetën këtij burrit kudo që e shikon. Këta republikanët i vijnë hakut atij. Ai Fatmiri ia ka gjetur për shembull. I ka vënë atë Arian Madhin dhe po e sulmon ai. E dëgjova sot në mëngjes që tha “s’mund të fyejë ambasadori sovranin”. Mirë e tha në fakt. ǒpunë ka ai si voton parlamenti. Ai është sovran.

Glori sms Flamurit: Mirë, mirë, i thuaj Arianit, po eja këtu të dëgjosh. Tani po vazhdon dhe më keq. Thotë mos guxoni t’i ngrini komision hetimor asaj gruas së prokurorisë.

Flamuri sms Glorit: Deri këtu arriti?! Po qenka i papërgjegjshëm ai. Pse dhe për komision hetimor atë do pyesim ne?! Le që ne kemi filluar punë. S’kemi lënë njeri pa kontaktuar që ta kopsitim mirë çështjen. Ky është skandal! Po ai burri duhet t’i kthehet. Të isha unë, do i isha kthyer.

Glori sms Flamurit: S’ka ç’t’i kthehet. Është prishur në fytyrë. I futi një kunj gjatë fjalimit, tha secili duhet të shikojë bahçen e tij, por më duket e tërboi. D.m.th., i tha mos ndërhyni në punë të brendshme. Por ai bën sikur s’kupton. Akoma po vazhdon.

Flamuri sms Glorit: Hajt mos u mërzit, s’ke ç’i bën. E ka hutuar ajo gruaja. Le që këta kështu bien në dashuri me çdo prokuror dhe kur është burrë. Mos ça kokë vëlla. Na zuri ky hall, do ta heqim. Por ai s’duhet të lëshojë Nishanin dhe Alibeajn. Është gabim t’i lëshojë. Po i lëshoi tani, merret vesh që e ha presionin dhe e shkatërrojnë. I fillojnë të gjithë me presion. Bën gabim po i lëshoji.

Glori sms Flamurit: Ashtu është në fakt, por këtu vetëm Alibeaj është. Ka ngrirë fare nga frika i shkreti. Sa ka dalë dhe nga muaji i Ramazanit dhe është dobësuar më shumë. Dhe këtë hall kishte tepër. Nejse, ky nuk është se nuk zëvendësohet. Se një këshilltar do vejë prapë dhe po e hoqi. S’i dihet kujt i bie radha. Unë për shembull thuajse pa punë jam, se tani këtë punën e NATO-s e mbylla. Dhe, po ma ofruan, do ta marr, se unë për punë kam ardhur.

Flamuri sms Glorit: Jo mo harroje, s’e dorëzon ai atë. Pa atë punë e di unë. Ne s’do ta lëmë vetëm atë burrin. Dhe po iku Nishani, unë do t’i shkoj në zyrë. Do t’i them gati më ke po të duhem, njësoj si Nishani. Nuk duhet lënë vetëm, dakord jam.

Glori sms Flamurit: Ti rri gati për atë punën e Patozit po e hoqi nga nënkryetar PD, se për qeveri jemi ne të qeverisë. Ti mund të zëvendësosh ata që bien nga PD.

Flamuri sms Glorit: Budalla ngele gjithë jetën. Po si ta zëvendësoj Patozin, duhet të jem deputet që të bëhem kryetar grupi. Më je bërë me keq se Gaz Oketa, se ai thoshte njëherë koha që mund ta zgjedhim dhe nga jashtë Kuvendit.

Glori sms Flamurit: Ke të drejtë, se harrova fare. Na e prishi mendjen ky. Tani e bëri dhe më keq. As ligji për administratën gjyqësore nuk bën thotë. Ky qenka çmendur. Prit kur të na tregojë dhe rregulloret e punës në Kryeministri.

Flamuri sms Glorit: Po ai burri ç’po bën?

Glori sms Flamurit: ǒtë bëjë, po turfullon. U ngrit e iku tani, as dorën s’ia dha. Mirë ia bëri në fakt. Unë them të ikim të gjithë pas atij. Ja sa të marr një copë tortë, meqë është qyl dhe do iki dhe unë. Nuk durohet kjo varësi kështu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›