E Diel, 1 Nëntor 2026

SOFJE – Bullgaria ndalon eksportet e karburantit pas sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanive ruse

SOFJE, 31 tetor /ATSH-DPA/- Bullgaria ka ndaluar përkohësisht eksportin e naftës dhe karburantit për avionët – në përgjigje të sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanive ruse të energjisë, ndërsa parlamenti miratoi sot mocionin përkatës.

Ndalimi vlen edhe për dërgesat në shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe synon të sigurojë që këto karburante të mos pakësohen në të ardhmen.

Masat ndëshkuese të dekretuara nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump kundër “Rosneft” dhe “Lukoil” – për të ushtruar presion mbi Moskën për luftën në Ukrainë – po ndikojnë gjithashtu në rafinerinë e vetme të naftës bruto të Bullgarisë, “Lukoil Neftohim”.

Fabrika e vendosur pranë Burgasit në Detin e Zi është një degë e “Lukoil”.

“Lukoil” gjithashtu operon stacione karburanti në Bullgari.

Komisioni i Buxhetit dhe Financave i parlamentit tha se ndalimi i eksportit ishte i nevojshëm për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të brendshëm të karburantit.

Anëtarët e qeverisë së parlamentit thanë se Bullgaria kishte rezerva karburanti për disa muaj.

Mocioni u miratua me 135 vota pro, katër kundër dhe 42 abstenime. Ai do të hyjë në fuqi sapo të botohet në gazetën qeveritare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›