E Diel, 1 Nëntor 2026

SONDAZHI: Shqiptarët donin president konsensual, sduan aleancë PS- LSI dhe sbesojnë se do ketë zgjedhje të lira

Share

Sondazhi i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, SOROS, pjesë të të cilit botuam më parë tregon se shqiptarët ishin në favor të një president konsensual. 77 përqind e qytetarëve thanë se duan një president jo të njëanshëm. 60 përqind e tyre thanë se duan që zgjedhja të jetë konsensuale mes qeverisë dhe opozitës. Vetëm 23 përqind donin një president partiak. Shumica e shqiptarëve e shikonin zgjedhjen e presidentit si një çështje të rëndësishme. Ndër figurat e përfolura, Ismail Kadare ka marrë vlerësimin më të madh, pasuar nga Fatos Nano dhe Jozefina Topalli.

Ajo që të bie në sy është se 57 përqind e qytetarëve janë kundër një aleance PS- LSI për të rrëzuar qeverinë. Ata thonë se kjo do ishte një gjë e keqe ose shumë e keqe.

Sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qytetarët janë shumë skeptikë. Nëse zgjedhjet bëhen para kohe, vetëm 39 përqind mendojnë se ato do jenë të lira dhe të ndershme. Ndërkohë 48 përqind mendojnë se zgjedhjet do jenë të lira e të ndershme nëse bëhen në vitin 2013.

Një tjetër përfundim tronditës është se 69 përqind e shqiptarëve thonë se janë të pakënaqur, ose shumë të pakënaqur me funksionimin e demokracisë në vend. Vetëm 4 përqind janë shumë të kënaqur me funksionimin e demokracisë.

59 përqind e qytetarëve thonë se kërkojnë një rol më aktiv të komunitetit ndërkombëtar, por janë plot 65 përqind e qytetarëve që nuk duan që presidentin ta zgjedhin ndërkombëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›