E Diel, 1 Nëntor 2026

SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 persona të tjerë

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e 11 të pandehurve mes të cilëve ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Të pandehurit e tjerë janë Albina Mançka, Erjola Hoxha, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja.

Sipas njoftimit të SPAK, i pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e disa veprave penale.

Kështu, ai akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë në rrethanën rënduese më shumë se një herë.

Nga hetimet është vërtetuar se i pandehuri ka përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k.

Ka përfituar nga të pandehurit e tjerë përmes personave po nën akuzë pagesa dhe vilën e ndodhur në Hamallaj.

Ahmetaj po ashtu akuzohet për mosdeklarim, fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave private.

Deklarimet e rreme kanë të bëjnë me investimin në pallatin e ndërtuar nga shoqëria Lani sh.p.k., fshehje e shumave të shpenzuara për investimin e kryer në apartamentin e shndërruar në AirBnb.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›