E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende tensione mbi furnizimin e naftes

Çmimet e naftës do të vijojnë të rriten për shkak të rreziqeve që lidhen me furnizimin nga Irani. Sipas raport parashikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë eksportet e naftës nga Irani mund të bien mes 800 deri në 1 milionë fuci në ditë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj këtij vendi. Agjencia për energjinë konfirmon se parashikimet për ecurinë e kërkesës botërore të lëndës së parë të naftës për 2012 me një rritje me 0,8 milionë fuci në 89,9 milionë fuci në ditë. Tensionet gjeopolitike dhe ndërprerjet e papritura nga ana e vendeve që nuk bëjnë pjesë në grupin e vendeve prodhuese të arit të zi dhe pasiguria e madhe e perpsektivave për këtë produkt i kanë nxitur çmimet për naftën mbi brendin e Londrës në 125 dollarë për fuci ndërsa ajo amerikane në rreth 106 dollarë për fuçi.
Zgjerimi i PBB global pritet të shkojë në 3,3% përgjatë 2012-ës kundrejt 3,8% të një viti më parë dhe cmimet e naftës do të kufizojnë konsumin e naftës për këtë vit. Furnizmiet nga vendet jashtë  OPEC do të rriten me vetëm 0,3 milionë fuçi naftë ditore në vit në tremujorin e parë të 2012. Gjithashtu sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ndërprerjet e paplanifikuara në detin e Veriut në Kanada si dhe tensionet gjeopolitike në Afrikë e në Lindjen e Mesme kanë reduktuar prodhimin.
Vendet e Amerikës dhe ato ish-sovjetike do të kenë një rritje me 0,7 milionë fuçi naftë në dite për 2012-ën. Në muajin shkurt prodhimi nga OPEC është rritur me gati 315 mijë fuçi, e udhëhequr kryesisht nga rritja e furnizimit nga Arabia Saudite në maksimumin e 30 viteve të fundit si dhe nga një rikuperim i shpejt i furnizimeve nga Libia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›