E Diel, 1 Nëntor 2026

mimi i ri i siguracionit te makines

Çmimi i policës së sigurisë do të ndryshojë. Në të ardhmen ky çmim pritet të bazohet në të dhëna të ndryshme, që karakterizojnë një automjet dhe drejtuesit të tij. Kështu, çmimi i ardhshëm do të jetë i bazuar në zonën gjeografike dhe dendësinë e trafikut në atë zonë, ku qarkullon makina. Një tjetër e dhënë, që pritet të përbëjë çmimin e ri, është edhe historiku personal i drejtuesit të automjetit, ku do të përfshihet informacioni, nëse është kryer më parë ndonjëherë aksident apo jo. Po ashtu, pritet që në çmimin e ardhshëm të sigurimit të makinave të përfshihet edhe mosha e të siguruarit si dhe kapacitetit motorik i makinës.
Aktualisht Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është duke trajtuar një projekt në bashkëpunim me Bankën Botërore, që parashikon analizimin e të gjithë elementëve që duhet të përbëjnë çmimin e policës së sigurisë për automjetet, me qëllim që të arrihet në çmimin e duhur.
Çmimi i siguracioneve të makinës ka qenë në ditët e fundit në qendër të opinionit publik. Mënjehërë pas liberalizmit të tregut të sigurimeve, kompanitë ulën njëkohësisht çmimet e policave në mënyrë të ndjeshëm. Por, më sa duket çmimet e ulta ulën edhe fondin e dëmshpërblimeve. Kështu në shkurt të këtij viti, kompanitë rritën sërish çmimet e siguracioneve, duke i çuar në vlerat mëparshme. Autoriteti  i Mbikëqyrjes Financiare, megjithëse nuk ka influencë mbi këtë treg, pranon se kompanive iu bë e qartë se çmimet e policave ishin tepër të ulta dhe duhet të ndryshonin.   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›