E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti-Merkel bashkepunim per punesimin

Shërbimet, inovacioni, mobiliteti i punës dhe rrjetet e industrisë do të jenë sektorët mbi të cilët Mario Monti dhe Angela Merkel kanë rënë dakord të bashkëpunojnë ngushtësisht për një strategji të rritjes. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh në Romë, kryeministri italian ka shpjeguar se së bashku me kancelaren gjermane do të punojnë për një strategji europiane për rritjen duke gjetur konsensusin e përbashkët të strategjive italo-gjermane. Monti ka thënë se të dy liderët kanë vendosur të bashkëpunojnë edhe mbi disa intrumentë politikë për rritjen. Një strategji të cilën Monti e përshkruan kështu:
të mbajmë të ndalur stabilitetin e bilanceve, të nxisim orientimin drejt rritjes në mënyrë konkrete dhe të integruar në nivel europian me iniciativa që do të diskutohen më tej me vendet e tjera anëtare të BE dhe institucionet komunitare.
Momenti më i vështirë i krizës ka kaluar ka thënë Monti por ka shtuar se nuk mund të relaksohemi aspak as nga këndvështrimi politik i brendshëm dhë as nga ai i politikave europiane. Pas firmosjes së paktit fiskal kërkohet që BE të futet në një fazë ku t’i kushtohet vëmendje edhe politikave për rritjen dhe punësimin, kryesisht atë të të rinjëve ka thënë Monti.
Kancelarja gjermane ka theksuar se kriza e euros ka nxjerrë në pah dobësitë tona, pikat tona më të dobëta.
BE duhet të mbrohet nga fuqitë emergjente. Jemi një kontinent që ia kemi dalë mbanë të rritemi sëbashku në konceptimin e objektivave komune. Duhet një ekuilibër mes stabilitetit fiscal dhe fuqizimit. Por duhet t’i japim ende përgjigje pyetjes se si do ta shohëm të ardhmen. Do të jemi në fuqi unike? Unë besoj se duhet të koordinohemi në mënyrë gjithnjë e më të ngushtë dhe shtetet anëtare duhet të kontribuojnë për këtë. Në takimin e radhës franko-gjerman, gjatë stinës së verës, do ta cojmë përpara këtë project të europës së ardhshme.
Më tej Merkel ka thënë se duhet të merren masat e aprovuara për rritjen dhe punësimin, duhet tu japim të gjithëve mundësinë e punësimit ka deklaruar kancelarja gjermane pas takimit me kryeministrin italian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›