E Shtunë, 31 Tetor 2026

I penduari akuzon deshmitarin

/ /

Pak pasi gjykata u njoh me deshmine e deshmitarit Alfredo Seferi Adriatik Coli beri nje deklarim me deshiren e tij ku e permendi deshmitarin Seferi si te perfshire ne nje atentat te deshtuar te realizuar nga banda. Deklarimi u kundershtua menjehere nga te pandehurit e tjere te cilet pretenduan se Coli po mashtronte gjykaten. Ne te njejten linje me te pandehurit ishin edhe avokatet e tyre mbrojtes te cilet i kerkuan gjykates qe Coli te ripyetej nga Prokuroria nese ka episode te tjera kriminale per te treguar.
DEBATI
Ne deshmine e tij deshmitari Alfredo Seferi i cili vite me pare mbante emrin Gezim Seferi pohoi dje se emrin e Lulzim Berishes e kishte degjuar vetem ne media. Ndersa per te pandehurin Indrit Taullai dhe te ndjeret Klodian Saliu dhe Arjan Paja deshmitari tha se i kishte njohur si djem te lagjes se tij por se nuk ishte shoqeruar ndonjehere me ta. I pyetur nga prokuroret e ceshtjes deshmitari Seferi ish i denuar per plagosje mohoi ti kishte shitur nje arme kallashnikov Klodian Saliut ne periudhen 1998-2000. Pasi u pyet nga prokuroret ai mohoi qe gjate nje periudhe qe kishte punuar ne portin e Durresit te kishte pritur nje vajze me iniciale V.J. te ardhur nga Italia. Teksa u pyet nga i pandehuri Coli nese njiheshin deshmitari tha se nuk te kam pare ndonjehere. Pas perfundimit te deshmise i pandehuri Adriatik Coli i penduari i bandes beri nje deklarim te lire ku kundershtoi thenie te deshmitarit. Gezim Seferi ka qene grup shok me Klodian Saliun e Arjan Pajen. Ai ka qene ne Itali ne Breshia tek vellezerit e Klodit. Ka marre pjese kur kemi shkuar per te vrare A.Selishten por vrasja nuk u realizua tha Coli. Po sipas Colit deshmitari Seferi pasi ishte konfliktuar me Klodian Saliun ishte shoqeruar me Indrit Taullain dhe Lulzim Berishen. Deklarimet e Colit u kundershtuan njezeri nga disa prej te pandehurve nga qelia e salles. Te gjitha ato qe i thote ai jane genjeshtra pretendoi i revoltuar i pandehuri Indrit Taullai. Coli ngeli duke sjelle filma ketu ne seance tha po aq i revoltuar i pandehuri Endrit Dokle. Te ashpra ishin dhe reagimet e avokateve. Mbrojtesit pretenduan se Adriatik Coli po prodhonte episode te papermendura me pare prej tij. Tensioni ne vazhdoi edhe ne vijim te seances si edhe ne fund te saj kur ajo u nderpre po per shkak te pandehurit Coli. Rreth ores 1530 Coli kerkoi nderprerjen e seances pasi kerkonte te kishte prezent avokatin e tij. Pretendimi i tij u kundershtua me force nga te pandehurit dhe avokatet te cilet e cilesuan ate si te qellimshem per shtyrjen e procesit.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›